Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është e mundur të ovuloj më herët se mesi i ciklit?

Pershendetje Doktoreshë. A është e mundur te ovuloj me heret kete muaj se qe eshte normal ne mes te ciklit? Une kete muaj ciklin e kam pas 29 ditë. Dmth me 18 Korrik me kane ardhe periodat dhe me 25 korrik e kam pa mukusin cervikal si veja e bardhe, shpesh me ndodh me pa ka mesi i ciklit. Kalendari ovulacionit me ka dale qe koha e ovulacionit eshte me 2 gusht, po e kam kqyr mukusin cevikal dhe eshte i thate. Kur kam nderprere djalin prej gjirit, mjeku me ka pershkruar 3 dostinex mi marre cdo jave ,a eshte e mundur qe dostinex me ka bere te ovuloj ma heret se normal?

Duce (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje.

Për të gjetur ditët e ovulacionit, veprohet kështu.

Matet temperatura bazale, që do të thotë, çdo mëngjes me të njëjtin termometër të shkundur në darkë, pa u ngritur nga shtrati matet temperature rektale duke filluar nga dita e parë e ciklit menstrual. Ditët kur grafiku i temperaturës tregon rritje të temperaturës mbi 37.5°C, dhe deri në ditët që kjo temperaturë fillon të ulet janë ditët e ovulacionit. Kjo është metoda më e mirë për gjetjen e ditëve të ovulacionit.

Një mënyrë tjetër efikatëse është ekzaminimi ekografik në ditën e 14-të deri të 16-të të ciklit menstrual (numërimi fillon nga dita e parë e menstruacionev), për të vlerësuar madhësinë e folikut.

Gjithë të mirat.

/komuniteti