A jam ne rrezik aborti?
Bardha Asllani
(13 vite më parë)
Përshëndetje Bardha
Gjakrrjedhjet në shtatzëni nuk janë normale. Në periudhën e hershme të shtatzanisë mund të shpie në abort, megjithëse mund të jenë edhe gjërat tjera. Shkaktarët e gjakderdhjes janë të ndryshëm dhe përfshijnë edhe shkaktarët hormonal, të cilët janë më të shpeshtët në shtatzaninë e hershme, infeksionet por mund të jenë edhe shenjë e diçkaje më serioze si fillimi i abortit, lindjes së parakohshme apo shkëputjes së placentës. Une besoj se trajtimi i mjekut do të jetë efikas dhe gjakrrjedhja dalë ngadalë do të largohet.
Duhen evituar të gjitha sforcimet fizike, që vijnë si rezultat i qëndrimit në këmbë, punët e shtëpisë apo të zyrës. Rregjimi i shtratit është i rekomanduar.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje, Po sa kam marr vesh per shtatzanin time te pare,jam ne jave e 4 ,mirepo menjehere kam filluar me nje problem qe eshte nje sekrecion i kuq ne te kaft,gjinekologia me tha se jam ne rrezik aborti.Dje dhe sot kam marr depo progesteron,kurse sot me tha qe nga neser te marr edhe tocophenol.Desha te di a jan normale keto probleme ne fillim te shtatzanis dhe a duhet patjeter qendrimi ne shtrat.Ju faleminderit.