Crregullim hormonal
Klaudia
(15 vite më parë)
Përshëndetje Klaudia.
Të rekomandoj që të përdorësh pilula estro-progestative (Yaz ose Yasmin), për 6-të muaj. Trajtimi hormonal, shërben për të rregulluar cikli menstrual. Pas përfundimit të tyre, mundësia për shtatzëni është më e madhe.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr. Mimoza, besoj ju jeni njohur tashme me rastin tim. Sic ju kam shkruar edhe me pare..1 vit pas abortit te femijes sim te pare filluan problemet me ciklin, i cili me vinte rreth 1 dite ndoshta dhe me pas. Piva per 10 dite rresht ultogestan 100 mg dhe perseri cikli i rradhes ishte i njejte. Gjakderdhje vetem per 6-7 ore gjate nates..me pas asgje..nuk di cfare te bej..jam ne gjendje depresive dhe frika se keto probleme nuk do te me lejojne qe te ngelem shtatzane ne te ardhmen me ben te ndihem shume keq. Theksoj se kam nje ndjesi fryrjeje te madhe dhe po keshtu po shtoj ne peshe dita dites. Trajtimi me ultrogestan nuk rezultoi i suksesshem per organizmin tim. Ju lutem me ndihmoni duke me rekomanduar dicka per te dale sa me pare nga kjo gjendje..sepse jam 20 vjece dhe me duket sikur do cmendem. Pres pergjigjen tuaj, ju falenderoj shume !