Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzënisë

Pershendetje, jam ne javen e 20 te shtatzenise dhe deri tani nuk me kane rekomanduar per te bere nje analize vaginale. Doja nje keshille nga ju se cfare duhet te bej dhe dicka tjeter keto 2 dite kam patur probleme me kapsllekun dhe cfare me sugjeroni qe te perdore pasi jam ne merak mos me sjell ndonje problem. Pres pergjigjen tuaj. Ju uroj gjithe te mirat.

Katerina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Katerina.

Nëse je vizituar periodikisht tek mjeku gjatë kësaj periudhe të shtatzënisë, dhe ai nuk të ka rekomanduar për të kryer analiza vaginale, tregon se e ka vlerësuar gjendjën e përgjithshme dhe ecurinë e shtatzënisë të mirë. Megjithatë të rekomandoj, që të kryhesh një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale.

Vetë shtatzënia e sidomos më rritjen e moshës së saj, është faktor i uljes së lëvizshmërisë së zorrëve, gjë e cila sjell konstipacionin/kapsllëkun. Përmirësimi i dietës, është këshilla kryesore për të përmirësuar situatën. Ushqimet e pasura me zarzavate dhe perime, konsumi i lëngjeve (shumë mirë është marrja e tyre në formën e kompostove) si dhe ecja, bën të mundur rritjen e lëvizshmërisë së zorrëve duke lehtësuar konstipacionin.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Albulelena (13 vite më parë)
Ermali i vogel :)

/komuniteti