Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pagjumësia gjatë menopauzës

Pershendetje, jam nje 52 vjecare, jam ne periudhen e menopauzes dhe kam shume shqetesime me pagjumesine dhe ate pak kohe gjume qe kam shikoj shume endrra te frikshme. Cfare me rekomandoni per kete shqetesim? Ju uroj gjithe te mirat.

Engjellushe (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Engjellushe.

Shqetësimi që tregon, është problem që vërehet rëndom tek gratë në periudhën e perimenopauzës, menoapuzës dhe pasmenopauzës. Por, kjo situatë është e rënduar sidomos tek gratë, të cilat nuk janë kujdesur për vetën e tyre, që në fillimet e kësaj periudhe.

Rregullimi, apo mbajtja stabël e treguesve hormonal bëhet me ushqime, aktivitet fizik e deri edhe tek përdorimi i terapive zëvendësuese hormonale. Në periudhën që tregon, duke vlerësuar edhe moshën, mendoj se zgjidhja është përmirësimi ushqimor i shoqëruar me suplemente si dhe një aktivitet fizik i drejtuar dhe kontrolluar nga specialistët. Për më tepër, të rekomandoj të lexosh artikuj që ndodhen në rubrikën “menopauza” tek ky portal.

Për të lehtësuar sadopak situatën, të rekomandoj gjithashtu të bësh shëtitje të lehta në mëngjes si dhe në pasditen e vonshme, por, gjithënjë pa u sforcuar deri në lodhje. Konsumi i kalciumit i shoqëruar me vitaminë D, për të ruajtur masën kockore, është gjërësisht i rekomanduar dhe mund të blihet në çdo farmaci.

Të uroj gjithë të mirat.

Dita Rrustemi (13 vite më parë)
O Zot mos na sprovo mu rrenqeth trupi sa gjynah me vje per keta engjuj po te lezetshem inshaAllah e kalojn me sukses operacionin shpetoj qe te dy bebet....

/komuniteti