Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kruarjet gjate shtatzanise

Peshendetje doktoreshe !Jam ne javen e 34 te shtatzanise dhe kam rreth 2 dite me kane filluar kruajtjet kryesisht ne pjesen e brendeshme te duarve dhe kembeve.Ju lutem mund te me thoni nga se vjen kjo dhe eshte e demshme?Faleminderit

Armelinda Linda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Armelinda,

Është normale që gjatë shtatzënisë të keni kruarje të lehtë të lëkurës. Kjo është për shkak se lëkura juaj gjatë shtatzënisë furnizohet më tepër me gjak. Por, kruarja mund të jetë shenjë e një problemi më serioz që quhet kolestaza obstetrike. Nëse kruarja bëhet e padurueshme ose nëse shihni se ju është zverdhur lëkura dhe sklerat e syve, patjetër shkoni te mjeku.

Gjithë të mirat.

/komuniteti