Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Anemia në shtatzëni

Pershendetje dr. Mimoza.Jam ne javen e 36 dhe hemoglobina me ka dal pak e ult 105,dhe shpesh her kisha likshtim ne trup,gjinekologu im ku i bej kontrollat me pershkrujti,sherup ferohel 10ml ne dite.Dhe vitamin c 500mg 2 here ne dite,dhe vtaminat qe i mar pre-natal perbajn vitamin c 100mg,mos eshte vitmina c doz e madhe?

Lumturije Ramadani (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lumturije

Konsideroj se trajtimi që të është rekomanduar, është trajtim i nevojshëm për të ekuilibruar mungesën e hekurit në organizmin tënd. Nëse situata nuk përmirësohet, atëherë duhet të marrësh suplemente hekuri edhe në forma të tjerë. Nuk duhet të nglizhosh, dhe sasinë e hekuri duhet ta marrësh deri 40-të ditë pas lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Lumturije Ramadani (13 vite më parë)
Flemderit shum per pergjigjjen ju pershendes

/komuniteti