Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Bebi me koken shtrire ne placente

Jam ne javen e 18 te shtatzanise dhe kam fillur t'i ndjej levizjet e bebit, ne fillim ishin me te shpeshta dhe me te fuqishme, por ka disa dite qe jane me te lehta dhe me te rralla, isha tek gjinekologja per vizite dhe me tha qe cdo gje eshte ne rregull mirepo gjate ekzaminimit me ultraze verejtem se bebi kishte te shtrier koken ne placente, mjekja me tha qe vetem ndihet e lodhur per ate arsye e ka koken ne placente. Ju lutem me tregoni se a eshte normale, a kam nevoje qe te shkoj prap tek mjeku. Me respekt.

Fatime Pacolli (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fatime

Në barkun e nënës bebi ushqehet, lëviz dhe fle. Lëvizjet janë më të plogështa kur ai fle. Në këtë moshë të shtatzënisë, është normale që lëvizjet të ndihen herë të lehta dhe herë të forta. Me kalimin e javëve, lëvizjet do të bëhen më të evidentueshme dhe më të forta. Pas një jave, ke kohën për kontaktin rutinë me mjeken për të bërë ekon morfologjike dhe analizat e tjera të domosdoshme që tregojnë për gjëndjen tënde në këtë përiudhë të shtatzënisë si urinën komplet dhe gjakun komplet.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti