Nervi shiatik
Kena
(15 vite më parë)
Përshëndetje Brikena.
Infeksioni i nervit ischatikus, nuk është faktor për të zgjedhur mënyrën e lindjes.
Në dy javët e fundit të shtatzënsië, mjeku gjinekolog që do të ndjekë lindjen vlerëson mundësinë e lindjes natyrore. Janë të pakta arsyet që shtatzënat të mos pranojnë dhe kryejnë lindje natyrore, pasi në mjeksinë e sotme ndihmon edhe anestezie epidurale për të dominuar dhëmbjet.
Lindjen natyrore e ndihmon përkujdesja përpara lindjes, e cila ka të bëjë me aktivitetin fizik, ushtrimet gjimnastikore, mënyra e ushqyerjes, konsumi i vitaminave dhe kriprave minerale dhe rëndësi të veçantë ka individualiteti i shtatzënës.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe! Doja te dija nese do kem problem me lindjen natyrale sepse gjate gjithe kohes se shtatzanise dhe para saj kam vuajtur nga nervi shiatik. Edhe nje pyetje tjeter nese ka mundesi- Cfare ndihmon qe te kesh nje lindje natyrale me te shpejte dhe me te lehte? Kam degjuar se disa femra hapen me shpejt se disa te tjera dhe kane lindje me te lehte? Nga se varet kjo? A mund te kuptohet qe ne fillim se lindja do te jete e veshtire sepse dua qe ta di nese do te kem lindje te veshtire atehere mendoj se me mire te behet me nderhyrje cezariane sesa te vuash aq shume. Me falni per pyetjet e shumta por jam e shqetesuar se kam shtatzanine e pare. Me respekt Kena.