Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Depresioni dhe mërzia pas lindjes

Kam lindur qe 10 dite, kam nje problem vetem kur e kam burrin ne shtepi nuk merzitna dhe ndihem e qete, nese me largohet se paku 5 min filloj te qaj edhe te merzitem pastaj nganjehere behem xheloze pa arsye edhe pse jam e lumtur qe e kam bebin afer vetit prap merzitem shume per burrin, edhe dicka naten ne ender shoh si kam hyre ne operacion sa here me paraqitet e njejta pamja e salles ne lindje.

Nita (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nita.

Dua të të uroj për lindjen e fëmijës tënd. Kjo është një nga gjërat më të bukura të jetës tënde dhe të familjes. Unë them, se kjo duhet të jetë arsyeja më e mirë për të qenë e lumtur.

Nuk më vjen mirë për çka tregon, ndonëse nuk je e vetme që kalon një situatë të tillë depresive pas lindjes. Shkaqet dhe arsyet, janë të shumta. Për të mësuar më shumë, e kryesisht mbi këshillat për të kaluar këtë situatë, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut:

http://www.bebaime.com/pas-lindjes/depresioni-post-natal

I uroj jetë të gjatë fëmijës tënd dhe ty jetë të lumtur në familje.

/komuniteti