Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pushimet verore

Pershendetje Dr. Mimoza, jam ne javen e 22 te shtatzanise dhe desha te shkoj ne pushim ne bregdet javen e ardhshme, momentalisht po ndihem mire, a eshte e rrezikshe per bebin shkuarja ne deti, cfare me rekomandoni ju dhe cfare eshte keshilla juaj? Gjitha te mirat nga une Merita.

Merita Mustafa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Merita

Nëse mjeku që ndjek shtatzëninë të ka lejuar të shkosh për pushime e sidomos në bregdet, kujdes kur të lahesh. E mira është që uji të jetë i përshtatshëm, dhe të futesh në të gradualisht. Noti i bën mirë shtatzënisë, por kur të lahesh, shoqërohu me bashkëshortin apo një të rritur, mos shko thellë, mos noto deri në lodhje, mbrohu nga dielli sidomos nga ora 9-10 deri në orën 17-18. Nëse vapa të prish konfortin, freskohu me lëngje ose fruta të freskëta dhe akomodohu në ambjente me hije dhe të freskët. Kujdes ushqimet që përdor. Ato duhet të jenë të freskëta dhe jo të ruajtuara me konservantë. Mos harro të kujdesesh edhe për përdorimin e kremrave me filtra, kundër rrezeve të diellit.

Të uroj pushime të mbarë.

/komuniteti