Rezultati i analizave per chlamydia
Gresa R
(13 vite më parë)
Përshëndetje Aserga,
Analiza tregon se nuk je e infektuar nga klamidia. Me parë më ke shkruar se dyshoje për kondiloma, por nuk po shkruan a u vërtetuan kondilomat nga vizita mjeksore!?. Nëse puçrat nuk janë kondiloma, nuk je e infektuar nga HPV-ja dhe kjo është gjë e mirë. Puçat gjithashtu nuk janë pasojë e klamidias, por mundet të jetë nga infeksioni i kandidozës/mykut, që është një infeksion i thjeshtë e pothuajse e ka çdo njeri. Kandidozat/myku nuk trajtohet me metronidazol, por me preparate të thjeshta antimykotike lokale.
Treguesit e tjerë tregon një anemi (mungesë të hekurit) shumë të lehtë, e cila mund të dominohet me shurupin që po përdor.
Gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuar, kam bere analizen per chlamydi dhe pasqyren e gjakut kam marre kete rezultat: Sedimentimi i eritrocideve - 8/19 Numru i eritrocideve- 3.86 Hemoglobina- 110 Numri i leukocideve- 8.0 Mcv- 87.5 Mch- 28.3 Mchc- 323 Hematokriti- 34.0 Nr. I trombociteve- 307 Neutrofile- 65 Limfocite- 31 Monocite- 4 Urea- 3.9 Kreatina- 61.22 Glukoza- 4.0 Crp- 3.6 Chlamydia trachomatis - negativ Per kete rezultat doktoresh kam marr kete terapi: metronidazol 2 here ne dite nga nje te dy partneret per 6 dite, Meclon vaginal 1 her ne mbremje, dhe mbas 6 dite me pi ferohel sirup 2 her ne dite + vitamin c 2 here ne dite. Sipas jush doktoresh a jan ne rregull analizat dhe terapia se une me terapin kam perfundu por kam ende si puqerra te vogla posht vagines nuk di qfar te bej me dat 16 do te shkoj ne kontroll. Me ka ber edhe nje kontroll nga vagina me kete rezultat mitra me avf me endometrium te kjart e cila pergjigjet afz e s sekretore O/dex folikulat jan atretike O/si n iddem. Nuk e kuptoj apsolut asgje nga kjo nese ke mundesi me me informu per gjendjen time faleminderit nga zemra shuuuum.