A mund të dëmtohet bebi gjatë rrotullimeve në krah natën në gjumë?
Nita 25
(15 vite më parë)
Përshëndetje Nita.
Mirë është që lëvizjet e shtatzënës gjatë natës, të jenë të kontrolluara. E rëndësishme është që trupi të mos rëndoj në bark, peshën e tij.
Është e rekomanduar që gratë shtatzëna, të shtrihen dhe pushojnë anash majtas. Edhe ti përpiqu, që këtë pozicion të marrësh dhe ta mbash gjatë natës. Do vësh re, se sa mirë do të qetësohesh ti dhe bebi yt.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Dr e dashur, jam ne muajin e 8 tani qe kam levizje me te shumta dhe te shpeshta te bebit dhe gjate nates levizjet me nxjerin gjumin po kam frike mos po e lendoj apo demtoj dicka bebin gjersa rrotullohem sepse nganjehere ne gjume njeriu nuk di cfare ben, ju lutem doktoreshe me tregoni a eshte e mundur kjo, shpresoj qe jo. Pres pergjigjen tuaj, ju falemnderit.