Dhimbja e barkut
Nisa Nissa
(13 vite më parë)
Përshëndetje Nisa
Janë shumë të shpeshta në shtatzëni ndjenjat e dhimbjes në bark, si rezultat i kontraksioneve të mitrës. Në fillimet e shtatzënisë, kjo ndodh për shkak të rritjes së furnizimit me gjak. Gjithashtu shumë shpesh ndihen me intensitet dhe përhapen anash barkut duke zbritur deri në vulvë. Këto dhimbje vijnë edhe si rezultat i tërheqjes së ligamenteve të mitrës të cilat mundohen ta tërheqin mitrën drejt fundit të barkut. Dhimbjet e kësaj natyre, nuk konsiderohen problematike përderisa nuk janë të shoqëruara me gjakrrjedhje.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Doktor, qe disa muaj po tentoj per shtatzani, kete muaj cikli mu vonua dhe bera nje test i cili me doli pozitiv, dje isha te mjeku, ai mtha qe ende eshte heret e spo shifet gje vetem si hije, mirepo une kam dhimje ne fund bakrut vazhdimisht ai mtha qe tka sherthy ndonje ciste dhe tani aty gjindet pak lenge brenda, me rekomandoj utrogestan me perdore 2x1 dhe acid folik. Desha te dije nga ju doktor se sa eshte rrezik ky leng mos po me deshton ky fillim i shtatzanis, jam teper e shqetsuar. pres pergjigje flm!