Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hormone te pabalansuara

Kam cikel te qrregullt dhe kam shum dhimbje para disa dit mjeku me beri analizen hormonale (fsh) dhe me doli unbalance. Qfar me keshilloni qe te perdor per ta rregulluar kete problem Qe 2 vite tentimi por pa sukses shtatzanie a mund ta pengoj ky hormon shtatzanin. Pershendetje dhe ju falenderoj per keshillat qe po na jepni.

Buqja Hajdari (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Buqe

Ekuilibri hormonal është i domosdoshëm për konceptimin e një shtatzënie dhe çuarjen e saj me sukses deri në fund. Prandaj mjekët kërkojnë që përpara fillimit të shtatzënisë, të kontrollohet niveli hormonal si dhe të mbahet në ekilibër gjatë shtatzënisë.

Mjeku do të përcaktoj saktësisht diagnozën dhe të japë trajtimin e duhur.

Gjithë të mirat.

/komuniteti