Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ovulimi

Pershendetje doktoreshe! cilat jane shkaqet e mos ndodhjes se ovulimit?

Ida H (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ida

Në mënyrë të përmbledhur po përshkruaj faktorët që çojnë në çrregullime të ovulacionit.

Çrregullimet hormonale, janë faktori kryesor i çrregullimeve të ovulacionit. Këto janë shkaqet më të zakonshme të çrregullimeve të ovulacionit. Faktorët që shkaktojnë këtë problem janë; paaftësia e ovareve për të formuar folikuj të pjekur dhe kjo shkaktohet nga sindromi i ovarit policistik, disfunksioni i hipotalamusit dhe disfunksioni i hipofizës; dëmtimi fizik i ovareve si dhe menopauza.

Pas disa analizave dhe ekzaminimeve për të gjetur shkakun e çrregullimeve të ovulacionit te një femër, mjekët gjinekolog kanë mundësi për trajtim dhe rregullimin e kësaj situate.

Gjithë të mirat.

/komuniteti