Blinded ovum
Linda Kosova
(13 vite më parë)
Përshëndetje Linda
Quhet blighted ovum ose shtatzënia pa embrion. Kjo situatë, paraqet dështim të zhvillimit embrional. Shtazënia paraqitet vetëm nga dhomëza embrionale por pa embrion brënda tij.
Ndër shkaqet janë anomalitë morfologjike dhe gjenetike, faktorët prindërorë si sëmundjet sistemike amtare, defektet uterine kongjenitale, çrregullimet imunologjike, çrregullimet emocionale, faktorët toksikë dhe traumat. Por ka edhe shkaqe të panjohura përse ndodh kjo patologji.
Para se të nisësh për shtatzëni të re, të rekomandoj të bësh ekzaminimet e nevojshme, për të gjetur shkakun e mundshëm dhe për ta trajtuar atë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, desha te di dicka me shume rreth ketyre rasteve. Jam shtatzane ne 8 jave mirepo mjeket me kane thene se embrion nuk ka mbrenda dhe se duhet me me pastru. Desha te di me shume per kete fenomen kurre s`kam ndegju dhe cilat mund te jene shkaktaret per kete situate? flm. Pres pergjigje nga ju doktoreshe.