javë pas jave
Përshëndetje Egzona
Pesha e bebit duket pak e madhe në raport me javët e shtatzënisë. Në këtë periudhë të shtatzënisë pesha fetale duhet të jetë mesatarisht 1500 gr. Unë do të rekomandoja të bësh një kontrollë të glicemisë në gjak.
Likidi amniotik i siguron fetusit një mjedis mbrojtës të përshtatshëm për rritjen dhe zhvillimin e tij. Një pjesë e shtatzënive me sasi të pakët të likidit amniotik, lidhen me malformacione kongenitale fetale sidomos nga anomali renale (veshkave të bebit), kufizim i rritjes intrauterine, infeksione virale kongenitale dhe dehidratimi amtar. Në qoftëse mjekët nuk kanë diagnostikuar problem të këtij lloji, duhet të ndiqesh vazhdimisht me ekografi për të vlerësuar shtesën apo paksimin e likidit amniotik.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje doktoreshe. Neser hy ne javen e 31 dhe sot kisha kontroll tek gjinekologia e cila me tha se bebi ka peshen 1.900 gr qe eshte pak me shume i zhvilluar per moshen e shtatzanise si dhe qe sasia e lengut amniotik eshte me e vogel se qe duhet te jete gjithashtu me shtyri ta bej nje ctg te bebit qe doli normale edhe pse ajo me tregoi qe ctg behet zakonisht nga java e 36... Ndonje mendim nga ana juaj do me ndihmonte shume. Te falemnderit.