Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ekzaminimit hcg

Pershendetje doktoreshe desha te bej nje pyetje sepse jam e shqetesuar ne lidhje me mbetjen shtatzene. Burri ka kryer disa analiza te cilat i ka rekomanduar urologu, me pas ka patur nje kontroll dhe mjeku urolog i ka thene se cdo gje eshte ne rregull pervec nje infeksioni qe i ka dale ne analizen e spermogrames por ka thene qe per bashkshorten rekomandohent kjo HCG. Per cfare arsye behet ky egzminim sepse jam shume e shqetesuar cfare mund te jete qe une mos te ngelem shtatzene? Ju pershendes pres pergjigjen tuaj me padurim ju lutem.

Blerina Rafuna (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerina

HSG ose hysterosalpingography, është ekzaminim radiologjik i cili vlerëson kavitetin uterin dhe kalueshmërinë e tubave të Fallopit (tubat ku kalon veza). Nëse kaviteti uterin është normal dhe tubat e Fallopit janë të lira (prandaj kërkon mjeku t’i vlerësoj), si nëse parametrat e spermogramës janë normale, shtatzënia do të ndodhë.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti