Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A duhet te kem frike?

Pershendetje doktor. Jam nje 25 vjecare dhe jam ne javen e 10 te shtatzanise. Jam e shqetesuar sepse shtatzania e pare me deshtoj, arsyeja ishte se bebit nuk i rrihte zemra. Tani kur isha ne jvaen e 7 isha ne vizite dhe sipas gjinekologes time gjithcka eshte mire dhe nuk kam arsye te shqetesohem. Terapi perdori vetem Folanin 5mg. Ju lutem me ktheni pergjigje sepse kontrollen tjeter e kam me 6 qershor dhe jam e shqetesuar dhe kam frike mos do te me perseritet rasti si heren e pare.

Buqe Morina (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Buqe

Dështimi që ka ndodhur në shtatzëninë e parë, nuk do të thotë se do të ndodhë edhe në shtatzëninë e dytë. Hiqe këtë shqetësim dhe ndiq me kujdes shtatzëninë e dytë. Acidin folik duhet ta përdorësh gjer në javën e 12 të shtatzënisë.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti