Vitamina C
Ami <3
(13 vite më parë)
Përshëndetje Ami
Për të rritur sa më shumë përthithjen e hekurit, ai duhet të merret përpara ushqimeve dhe të shoqërohet me vitaminë C, lëng limoni, ujë etj. Vitaminën C mere të tretur ose jo të tretur. Sasia prej 1000 mg e vitaminës C, nuk është problem për shëndetin e bebit apo shëndetin tënd.
Kujdes duhet të bësh me ushqimet apo preparatet të cilat pengojnë përthithjen e hekurit nga organizmi. Prandaj hekurin dhe vitaminën C, konsumoje një ore pasi të kesh përdorur preparatet (nëse përdor) si dhe ushqimin.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje. Desha te pyes rreth vitamines c qe shoqerohet me shurup per hekur. Une jam ne javen e 35. Dhe ka 2 muaj qe perdor shurup per hekur, me terapine e pare nuk kam pasur sukses me tableta, tani kam shurup floradix 2 x 10 ml plus vitamin c, ajo qe me intereson eshte a ka dallim ne absorbim te hekurit nga organizmi vitamina c me shkrij ne uje (180 gr vitamin c permban) dhe ne mes te tabletes 500 gr vitamin c? Se ne uje nuk mund ti pije, e tableten e kam me lehte, si te veproj ju lutem nje keshille? A mos i bej dem bebit nese marr 1000 gr ne dite vitamin c?