Termini i lindjes
Leunore Mehmeti
(13 vite më parë)
Përshëndetje Leunora
Tek shumë gra, dita e parashikuar e lindjes mund të shtyhet edhe disa ditë më shumë. Meqënëse ka kaluar data e lindjes e llogaritur prej teje, të rekomandoj të kontaktosh me mjekun gjinekolog çdo ditë deri në ditën e lindjes. Midis kontrolleve, mjeku do kryej vizitë gjinekologjike për të parë kushtet e qafës së mitrës, ekografi për të parë gjendjen e bebit dhe sasinë e likidit amniotik.
Për të mësuar diçka më shumë mbi shtatzënitë që vazhdojnë edhe mbi ditën e parashikuar të lindjes, të rekomandoj të lexosh artikullin në rubrikën Perinatologjia:
http://www.bebaime.com/perinatologjia/lindja-pas-dit-s-s-280-t-
Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje doktoresh sipas kalkulimit qe kam bere ne faqen tuaj diten e pare te ciklit te fundit e kam pasur me 06.08.2012 qe po i bie se e kam kaluar terminin e duhur dmth kam perfunduar javen e 39 te shtatzanise,dje isha tek gjinekologu me thote qdo gje eshte ne rregull ndersa te ju them se dhimbje te barkut dhe te belit dhe te kembeve kam gjate gjithe kohes dhe naten tani nuk beje gjume pothuajse fare ndersa dr.me tha se mitren e kam te bute bebi ka zene poziten e duhur por duhet te presim gjer te enjeten desha te dije a eshte gje per tu shqetesuar kalimi i terminit sepse po behem nenen per here te pare gjitha te mirat me respekt Leunora.