Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Jam kontrolluar per condyloma me ka dhene analizen per chlamydia!

Jam e shqetesuar doktoresh une kam shkuar ne vizit per condyloma acuminatum, por kur me vizitoj dr me mori strishon vaginale dhe pasqyren e gjakut sepse tha pa i pa rrezultatin e analizave nuk muj me te thon qe ki kit infeksion, por kur e pash ne analiz shkrujke chlamydia trachomatis ( negativ ), e jo condyloma ma ka jap qat terapi qe te kam treguar po une ende i kam puqerrat a o gabimi te doktorri a condyloma dhe chlamydia jane nje semundje, sepse nuk po kuptoj. Me fal e nderuar se te kam lodhur me pytjetet e teperta po jam shum e shqetesuar. Faleminderit per gjithshka nga zemra.

Gresa R (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aserga

Kondiloma akuminata nuk është e njëjtë me infeksionin gjenital të shkaktuar nga klamidia trakomatis. Nëse ke lythe në zonën gjenitale, duhet të bësh krahas analizës së sekrecioneve vaginale edhe pap-testin për të përjashtuar praninë e një virusit që shkakton kondilomat që quhet human papiloma virus. Nëse ekziston prania e këtij virusi, atëherë edhe trajtimi duhet ndryshe nga ai që ka rekomanduar mjeku.

Gjithë të mirat.

/komuniteti