javë pas jave
Përshëndetje Stejsi
Ju nuk mund të keni cikël menstrual gjatë periudhës së shtatzënisë. Disa gra kanë gjakderdhje vaginale gjatë shtatzënisë. Disa madje raportojnë gjakderdhje të përhershme e cila ju duket si cikël menstrual i rregullt. Por gjakrrjedhja vaginale gjatë shtatzënisë nuk është po e njejta gjë sikurse cikli menstrual.
Disa gra mund të kenë gjakrrjedhje të lehtë apo pika gjaku në shtatzëninë e hershme – rreth kohës së ciklit menstrual – dhe ato mund të gabojnë duke e menduar se është cikël menstrual.
Kjo quhet “gjakrrjedhja e implantimit” e cila mund të shkaktohet nga veza e fekonduar në rreshtin e trashë të pasur me gjak. Përgjithësisht është më me ngjyrë të qelur se cikli menstrual tipik dhe zgjat vetëm një-dy ditë.
Gjithë të mirat.


Pershendetje. Doja t'ju pyesja a eshte e mundur te kete nje shtatzani dhe periodat te vijne pikerisht atehere kur i pret? Nuk kam patur asnje dite vonese por sec kam nje fryrje ne bark fiks si shtatzane dhe barku eshte me i forte se zakonisht. Kam lene nje orar te gjinekologu por realisht deri atehere nuk me pritet prandaj po provoj te pyes edhe ketu. Jam shume ne merak. Ju faleminderit.