Esheria coli ne urine
Blerina Rafuna
(13 vite më parë)
Përshëndetje Blerina
Infeksioni trajtohet me medikamentet që tregon urokultura, dhe mjeku zgjedh atë që është më efikas për trajtim tënd. Dy javë pas trajtimit, ribëhet analiza dhe përsëritet urokultura nëse është e nevjshme.
Shkaktari është esheria koli, një bakter që ndodhet normalisht në zorrë/organizëm, por që në kushte të caktuara kalon në rrugët urinare duke dhënë klinikën e infeksionit urinar si urinim i shpeshtë, djegie gjatë urinimit dhe temperaturë. Nëse nuk trajtohet ashtu si duhet ai jep komplikacione në sistemin urinar.
Gjithë të mirat.
Ju pershender doktorreshe dhe ju falenderoj perzemersisht per pergjigjet e juaja po desha qe tju bej edhe nje pyetje ne analizen e urines me ka dal eshria coli desha te di a eshte ndonje rrezik dhe nga vjen ky infeksion qe te di te mbrohem me pas qe ne vazhdim te mos me paraqitet ju falenderoj dhe u uroj dite te mbare dhe pune te pa lodhshme me respekt.