javë pas jave
Përshëndetje Melisa
Gjatë shtatzënisë, gjinjtë dhe mitra rriten në volum dhe peshë duke rënduar pjesën e përparme të trupit. Me rritjen e bebit, tërhiqen muskujt e barkut që mbahen rreth kolonës vertebrale. Këto ndryshime fizike, detyrojnë gruan shtatzënë të rregullojë në çdo moment qëndrën e ekuilibrit të saj si gjatë ecjes, qëndrimit në këmbë, ulur apo shtrirë. I gjithë ky sforcim, shkarkohet te kolona dhe muskujt që mbajmë trupin e gruas vertikalisht. Gjithashtu ligamentet dhe nyjet e pelvisit bëhen më elastikë, duke u përgatitur për aktin e lindjes. Të gjithë faktorët e mësipërm, janë shkaku kryesor i dhëmbjes së shpinës gjatë shtatzënisë. Ditët në vijim me ngarkesë gjatë shtatzënisë dhe shtimi i vazhdueshëm i peshës, ndikojnë edhe më shumë në dhëmbjen e shpinës.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe jam ne javen e 24, po gati 4 dite gjate nates kam dhimbje shume te forta shpine as fryme nuk mund te marre a mund te kete ndonje problem bebja dhe cfare me preferoni te pi? flm per pergjigjen...