Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tensioni i larte gjate shtatzanise

Jam ne jjaven e 22-te te shtatzenise dhe kam nje luhatje te lehte te tensionit ne 135/90,kam bere analizat e gjakut dhe urines dhe me kan dal mire sipas mjekes qe percjell shtatzenine time.Eshte shtatzenija e dyte dhe theksoj se kam pas problem me ngritje tensioni edhe ne shtatzenine e pare.A mund te menagjohet tensioni edhe ne shtepi duke e mat tri here ne dite dhe duke perdore medikamente te cilat preferon mjeku edhepse un ende nuk kam terapi por kam frige se ne javet e ardhshme do te kem ngritje me te larte te tensionit.

Kosovare 1 (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Kosovare,

Duhet të mbash me patjetër nën kontroll hipertensionin, gjatë gjithë kohës së shtatzënisë. Ai mund të ndodhë në mënyrë të papritur. Në lidhje me trajtimin medikamentoz, duhet të drejtoheni tek mjeku juaj gjinekolog i cili do t’ju sygjeroj mjekimin e domosdoshëm. Mjekimi bashkëkohor nuk e dëmton fëmijën. Kontrolli mjeksor duhet të monitorojë fetusin, pasi ai mund të rrezikohet nëse nuk merret trajtimi i nevojshëm.

Shtatzëni të mbarë.

/komuniteti