Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje në anën e djathtë të fundit të barkut në shtatzani

Pershendetje Doktoreshë jam shtatëzënë në javë e 28 dhe ka 20 ditë që kam dhimbje në anën e djathë të fundit të barkut dhe cdo ditë që kalon keto dhimbje më bëhen më të forta,kur qëndroj ulur dhe shtrirë jam mirë,por një lëvizje shumë të vogël nëse e bëj më shfaqet dhimbja,mezi eci nga kjo dhimbje gjithashtu disa dhimbje të leta i kam edhë rrezë barkut në nyjet e dy këmbëve.(5 ditë perdora Cefalexin dhe Vaginalete Meclon) Te gjinokologu isha para 10 dite më bëri Eko por jo edhe kontroll gjinekologjike dhe me tha qe cdo gje eshte ne rregull e ke vetem nga lodhja,por unë nuk kam mundësi përshkak të dhimbjeve të qëndroj gjatë në këmbë kështu që kam pushuar po kot. Infeksion vaginal thuajse gjatë gjithë shtatzanisë kam pasur por Rezultati i Strishove të muajit Mars pas terapisë që përdora i kam pasur ne rregull, dhe analizat e Urinës cdo herë në rregull deri në këto të fundit të 30.05.2013 E trubullt ,e verdh 10-15Le,masë me qeliza disa baktere. Para 10 dite me 05.05.2013 kur isha ne kontroll Gjinekologu me tha se sipas Ekos je në në javën e 29 ndersa sipas ditës së parë të mest. te fundit te dt.26.10.2012 une isha 27 jave a mos ka edhe kjo lidhje me dhimbjen ne fund të barkut mos eshte ndonje qrregullim te beba.Pres pergjigje me padurim.Me respekt

Njomza Njomza (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Njomza

Dhimbjet në fund të barkut, kanë shkaqe të ndryshme. Tek një grua shtatzënë me moshë të rritur të shtatzënisë, dhimbjet në fund të barkut janë edhe për shkak të zmadhimit të mitrës apo edhe të lëvizjeve të bebit si dhe për shkak të lëvizjeve/lodhjes të vetë gruas për shkak të punës së rëndë apo ndritjes së peshave. Një banjë, masazh i lehtë në pjesën e fundit të barkut si dhe kujdesi për t’u shmangur nga lodhjet e tepërta, janë këshilla më e mirë nëse janë përjashtuar sëmundej të tjera që lidhen me dhimbjen e barkut. Nëse ke të vjella, marrje mendje, diarre, hemorragji ose kontraksione të uterusit, menjëherë duhet të kontaktosh mjekun.

Trajtimi që ke marë me cefalexin dhe ovula meclon, tregon që shkaku mund të ketë qënë një infeksion urinar i shoqëruar me vaginit. Urokultura tregon preparatet më efikase për trajtimin individual.

Në lidhje me ekzaminimin ekografik për moshën e shtatzënisë, nëse ke ekografinë e parë e parë ku është vërtetuar prania e saj, tregoja mjekut për ta krahasuar me ekografinë aktuale dhe vlerësuar moshën e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Mevlije idrizi (6 vite më parë)
Preshendetje dr mimoza amun te me tregoni pse ne ane e djath me them barku shum se jam shqesuar su ju lutem
Mevlije idrizi (7 vite më parë)
Peshendetje dr kam dhimbje barku ne ane e majt
Letaleta (7 vite më parë)
Pershendetje ,jam ne tentim per mbetje shtatzone jam 26 vjeqe ,ende nuk e di a jam shtatzen pres mujoret edhe 9 dit,pour kam dhimbje ne te dy anet e barkut anash posht a mund te jete fillim i shtatzanis??? Faleminderit
Diana (9 vite më parë)
Pershendetje Kam bo ivf dhe ekam ber 2 teste ne shtepi me kan dal pozitiv . Por tani kam shum dhimje fun barku . Ju lutem ni pergjigje
Valbona Cocaj (10 vite më parë)
Mirmrama doktorresh une jam ne mujin e pest po kam shum dhimbje barku sidomos ne anen e djatht kam therrje shum dhe nga nje her me duket se dhe beba pom me bjen bej kontrolla mir me dalin

/komuniteti