Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si ta kalkuloj shtatzanine?

Pershendetje zonja mjeke, duke ju falenderuar me gjith zemer per pergjigjjet ndihmese per shtatzanin, ju faleminderoj nga zemra qe gjdoher na u kini gjend me pergjigjjet e juuja, pytja ime esht kjo ,un ciklin e fundit e kam pas me 13.03.2013, dhe me kalkulatorin e bebaime i bije te jem ne javen e 9, mirpo mjeku me thot mos te kalkuloj me jav po me muj dmth ta konsideroj daten 13 per ndrimin e muajve, si ti kalkuloj me saktsisht shtatzanin time , ju pershendes perzemersisht.

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eni

Mjekët obstetër-gjinekolog, shtatzëninë e ndjekin me javë sepse është shumë më e thjeshtë për ta ndjekur atë, sidomos në përcaktimin e ecurinë së saj dhe të vizitave gjinekologjike-obstetrika, analizave dhe ekzaminimeve të nevojshme.

Nëse mjeku që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë ka mënyrë tjetër ndjekje, vepro si të thotë ai.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti