Esheria coli ne urine, shtatzania e hershme
Hana Pr
(13 vite më parë)
Përshëndetje Hana
Deri në fund të javës së 12-të, nuk rekomandohet përdorimi i antibiotikëve vetëm në rastet shumë specifike. Bën mirtë që konsumon çaj, sepse sasia e lëngjeve bën që koncentrimi i infeksionit të moderohet. Pas javës së 12-të, mundet që infeksioni i konstatuar të trajtohet me antibiotikë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
E nderuara doktoreshe, jam ne javen e 4 te shtatzanise kam bere analizat rutine dhe ne urine doli qe kam baktere mbi 100 mije esheria coli. Nuk kam simptoma as urinim te shpeshte as djegie. Mjeku me preferoi te marr antibiotike sipas antibiogramit por une po hezitoj. Kam fillu te pi qaj dezinfektues uvae ursi folium. Ju lutem çfare me sugjeroni ju? Kam pasur tri aborte spontane ne jave 5, 7 dhe 8. Ju falenderoj paraprakisht Hanemshahja