Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Matja e rrahjeve te zemres se bebit

Pershendetje, Doja te pyesja si maten rrahjet e zemres se bebit pervc se me eko a ka menyre tjeter? Dhe a eshte e nevojshme shpeshtimi i vizitave te dok pas javes 30 ? Flm

Al Bana Xh (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Albana

Rahjet e zëmrës fetale, mjeku mund ti vlerësoj edhe me fetoson i cili është një aparat portabël që vendost mbi barkun e shtatzënës, për të dëgjuar rrahjet e zemrës fetale. Edhe me anë të stetoskopit obstetrical, mjeku ose mamia mund të dëgjojnë këto rrahje.

Pas javë së 30-të të shtatzënisë, klinikat e ndryshme përdorin praktika të cilat janë nuk ngjashme me njëra tjetrën për vizitat e kontrollit të ecurisë së shtatzënisë. Unë i kërkoj gruas shtaztënë që të më kontaktoj çdo dy javë, për t’i dëgjuar rrahjet e zëmrës fetale dhe për të matur tensionin arterial. Pas javës së 36-të, takimet me mjekun i kërkoj të bëhen çdo javë.

Të uroj shtatzënëi të mbarë.

/komuniteti