Hemorroidet ne shtatzeni
Tina Hoxha
(13 vite më parë)
Përshëndetje Tina
Kremin antihemorroid, mund ta përdorësh për të lehtësuar gjendjen aktuale. Rregullimi i rregjimit ushqimor me ushqimeve të pasura me fibra, rritja e konsumit të lëngjeve, ndihmon në rregullimin e jashtëqitjes e cila është problemi i pranisë së hemorroideve. Gjithashtu, duhen evituar ushqimet pikante, që i bëjnë materialet fekale irrituese. Duhet bërë më shumë se një herë në ditë banjo, ulur, me ujë të vakët 15-20 minuta në ditë. Kjo është mënyra më e mirë kundër dhimbjes.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje dr, jam ne muajin e 7t po kam probleme shume me hemorroide. A lejohet perdorimi i ndonje hapi per largimin e tyve apo nuk largohen deri pas lindjes nese kishit mujt me me pergjigj se te mjeku nuk jom kon ende kom dhimbje edhe gjakderdhje, a eshte keq per bebe? Flm per mirekuptim.