Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Fluori gjate shtazanise

Pershendetje dr. Moza jam ne javen e 8 te shtazanise (me binjake) dhe po perdor vetem acid folik. Kur rekomandohet perdorimi i fluorit, dhe per sa kohe? po ndonje vit C apo Ca eshte e rekomandueshme qe te marr, perpara javes se 12? Faleminderit.

Klodi Halili (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Klodi

Të uroj për shtazëninë e re. Përveç acidit folik që merr, rekomandohet edhe marrja e multivitaminave. Si shtesa rekomandohet marrja e hekurit pas javës së 16-të e deri në ditën e 40-të pas lindjes, ndërsa fluori dhe kalciumi mund të merren si supplemente, pas javës së 28-të të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti