javë pas jave
Përshëndetje Lina
Shumë nëna kanë mbetur shtatzënë, kështu kaq afër nga fëmija që ka lindur. Shtatzënitë kanë shkuar mirë dhe fëmijët kanë lindur dhe janë zhvilluar pa probleme të rëndësishme. Megjithëse Organizata Botërore e Shëndetësisë, rekomandon që mirë do të jetë që shtatzënitë të kenë një deferencë prej 3 vjetësh nga një fëmijë tek tjetri. Argumenti mbështetet nga statistikat botërore dhe studimet e Institutive Shëndetsore më në zë të botës. Por kjo nuk do të thotë, që ti ta ndërpresësh shtatzëninë e nisur. Tashmë duhet të tregosh kujdes gjatë gjithë shtatzënisë, duke zbatuar edhe këshillat e mjekut që do të të ndjekë deri në lindje. Për mënyrën e lindjes, mjeku duke vlerësuar situatën reale do të zgjedhë rrugën më të mirë për shëndetin tënd dhë fëmijës që do të lindë.
Uroj që të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.


Pershendetje doktoreshe, une kam djalin 11 muaj, dhe kam ngel shtatzane per heren e dyte, jam me operacion a kam ndonje rrezik ne lindjen e dyte tash, a eshte shume heret? tash jam ne javen e 7 te shtatzanis, me brengos fakti qe do jem me operacion, jam 34-35 vjeqare me bjen me lind...pres pergjigjen tuaj me padurim ...Lina