Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth spirales

Pershendetje doktoreshe... ketu ne portal lexoj mendime te ndryshme rreth spiraleve, disa thone spiralja me hormone eshte me e mire ndersa disa thone spiralja pa hormone! Une kam deshire ta vendosi se njehere nuk planifikoj te kem femije, e kam djalin 13 muajsh por cilen ma propozoni ju edhe ne kliniken e juaj sa kushton vendosja e saj? Ju faleminderit shume nese gjeni kohe te me pergjigjeni! Rrespekt per ju Shqipja.

******* Shqipjaa ******* ** (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shqipe

Është e vërtetë se ka disa lloj spiralesh. Për të mësuar më shumë për to, duhet të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog. Ai ka për detyrë të të rekomandoj llojin e spirales pas anamnezës, vizitës gjinekologjike si dhe disa ekzaminimeve nëse është e nevojshme.

Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto në SUOGJ “Koço Gliozheni”, në Tiranë. Numri i kontaktit 0692033965.

Gjithë të mirat.

/komuniteti