Pesha e femijes
Ina Ina
(13 vite më parë)
Përshëndetje Ina
Në javën e 20-të të shtatzënisë, pesha e bebit shkon deri në 250gr. Mbase lind nevoja që të rivlerësohet pesha fetale nga mjeku obstetër-gjinekolog, sepse ajo peshë që ke shkruajtur është shumë e madhe për moshën e shtatzënisë prej 20-të javësh. Nëse është kështu, duhet të bësh disa analiza për të vlerësuar gjendjen e përgjithshme shëndetsore.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoresh Mimoza. Une jam ne javen e 20 te shtatezanise dhe nga eko e fundit qe bera rezultoi qe pesha e femijes ishte 500g.Kjo eshte normale per kete periudh te shtatezanise? Gjithashtu nga analiza e urines qe bera doli se Albumina (gjurme) dhe epitele (me shumice) a ka ndonje problem te tilla rezultate te analizave? Te uroj gjithe te mirat.