Folnak 5mg dhe vitamin c 500mg
Lejdona Dona
(13 vite më parë)
Përshëndetje Lejdona
Rekomandohet që acidi folik të merret deri në 0.4 mg në ditë. Në raste të veçanta mund të shkojë edhe 0.8 dhe në raste shumë të veçanta edhe deri në 4 mg në ditë. Vitamina C, përveç të tjerave, ndihmon organizmin në absorbimin e hekurit, kalciumit dhe acidit folik. Gjendet në sasi të mjaftueshme në frutat dhe perimet të freskëta por mund të merret edhe me tableta deri edhe në 1000-1500 mg në ditë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe. Jam shtatzene, java e 6. Mjekja me ka dhene kete terapi, folnak 5mg (2*1) te shoqeruar me vitamin c 500mg (3*1). Si mendoni ju doktoreshe jane apo nuk jane doza te medha?