Marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë
Valbona
(15 vite më parë)
Përshëndetje Valbona.
Nëse mendon se marrëdhëia seksuale gjatë shtatzënisë ndikon në proçesin e lindjes, kjo nuk është e vërtetë. Marrëdhëniet seksuale në shtatzëni mund të kryhen nga çifti gjatë gjithë kohës së saj, me kushtin që ato të mos jenë të dhunshme dhe të vështira duke dëmtuar ecurinë e shtatzënisë.
Uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe.
Ju falenderoj per ndihmen qe po e afroni. Une jam ne javen e 33-te dhe deri tani vetem 3 here kam pasur marredhenie seksuale me burrin, per arsye se kemi frike. Kjo situate nuk ka ndikuar aspak ne marredheniet me burrin tim, ne ende kemi nje lidhje te shendoshe. Por une kam frike se gjate lindjes do te kam problem, do te lindi ma veshtire, a mund te ndikoj?
Ju faleminderit per ndonje pergjigje.