javë pas jave
Përshëndetje Vivi.
Me rritjen e moshës së shtatzënisë, rritet edhe mitra duke shtypur enët e gjakut dhe vështirësuar qarkullimin e tij. Kjo shkakton fryrje sidomos tek këmbët, të cilat shfaqen kryesisht në fund të ditës ose kur abuzohet me qëndrimin e gjatë në këmbë. Rekomandohet që shtatzënat disa herë gjatë ditës të shtrihen dhe pushojnë, të qëndrojnë sa më pak në këmbë si dhe të përdorin veshje të lirshme në trup. Qëndrimi shtrirë anash majtas, është i rekomanduar për gjatë gjithë shtatzënisë.
Ankesa mbi sekrecionet vaginale më bëjnë të dyshoj, për infeksion vaginal të përzjerrë. Konfirmimin e diagnozës e jep analiza dhe kultura e sekrecionve vaginale. Trajtimi më ovula të kombinuara (Neo-penotran), është efektiv.
Gjithatu, të rekomandoj të lexosh të gjithë artikujt e këtij portali, që bëjnë fjalë për shtatzënitë multiple.
Uroj të lindësh dy fëmijë të shëndetshëm.


Pershendetje per ju doktoreshe.
Une jam ne javen e 27 te shtatzenise se dyfishte (me binjake). Deri tash isha shume mire, tash kam filluar qe te enjtem kah kembet dhe duart. Çfare me rekomandoni qe te bej, si dhe sekrecionet kane filluar qe te jene me ere te keqe dhe here pas here kam edhe kruarje.
Pres pergjigjjen tuaj, gjitha te mirat.