Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hapja në fund të shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 39 te shtatzenise, kam dhimbje paksa ne fund te barkut, mjeku me tha qe jam hap 1 cm, a do te kem ende shume vonese te lindjes? Tung, te pershendes, Valja.

Valja (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valja.

Tashmë shtatzënia ndodhet në prag të lindjes. Dhëmbjet që tregon, mendoj se janë dhëmbje janë pregaditore dhe do të vijnë duke u forcuar dhe duke u bërë ritmike.

Shenjat e fillimit të aktivitetit të lindjes:

- rënia e tapës mukoide, është një sekrecioni i trashë vizkoz me rrema gjaku që del jashtë nga organet gjenitale

- fillimi i kontraksioneve uterine të rregullta dhe ritmike, të cilat fillimisht janë më të rralla dhe më të shkurtra dhe më pas vijnë duke u forcuar dhe kohëzgjatja nga njëri kontaksion tek tjetri, vijnë duke u zvogluar deri sa arijnë çdo 2 minuta rreth 40-45 sekonda,

- plasja e membranave (ujrat e fëmijës shpërthejnë spontanisht dhe pa dhëmbje).

Me konstatimin e njërës nga shenjat, shtatzëna drejtohet tek mjeku i cili do presë lindjen.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti