javë pas jave
Përshëndetje Antigona.
Për të gjetur ditët e ovulacionit mund të veprosh si më poshtë.
Mat temperaturën bazale, që do të thotë, çdo mëngjes me të njëjtin termometër të shkundur në darkë, pa u ngritur nga shtrati të matësh temperaturën rektale duke filluar nga dita e parë e ciklit menstrual. Ditët kur grafiku i temperaturës tregon rritje të temperaturës mbi 37.5°C, dhe deri në ditët që kjo temperaturë fillon të ulet janë ditët e ovulacionit. Kjo është metoda më e mirë për gjetjen e ditëve të ovulacionit.
Një mënyrë tjetër efikase është ekzaminimi ekografik në ditën e 14-të deri të 16-të të ciklit menstrual (numërimi fillon nga dita e parë e menstruacionev), për të vlerësuar madhësinë e folikut.
Nëse nuk rritet temperatura bazale apo ekografikisht nuk vihet re folikuli i pjekur për vezë, atëherë marrja e klomifenit ndihmon për shtatzëni. Përdorimi i tij nuk sjell asnjë lloj dëmtimi.
Uroj të realizohet sa më shpejt dëshira për fëmijën e dytë.


E nderuar Doktoreshë!
Ju falenderoj shume për përgjegjet që na jepni përmes kompjuterit. Dëshiroj të bëjë një pyetje. Ju kam shkruar edhe më herët që po planifikoje me mbet shtatzënë qe 5 muaj, por nuk po kam sukses, me siguri nuk po mundem me e ditë kur e kam kohen e ovoluimit, ciklin mujor e kam 29-30 ditë, ndoshta edhe ky stresi im i tepër është shkaktarë, nëqoftëse mundesh e nderuar të më tregosh kur perafërsisht mundem me pas ovulimin? Gjinekologu me ka propozuar me përdor tableta clomifen 5 ditë mas ciklit dhe pas 10 dite një kontroll, por une nuk i kam perdorur ngase frikësohem mos janë të dëmshme pë shendet sepse une nuk perdori kurrfare tableta asnjëhere, nuk ankoj prej asgjeje. Unë kam një fëmijë - djalë 6 vite e gjysmë, dhe para një viti kam pasur një abort - missed obort, mbas obortit një operacion një cistë ma kane hekur afer vezores së majtë. Arsyeja e pauzës së gjatë mes shtatzenive është vetëm se kam planifikuar që të rritet fëmija i parë jo se nuk kam mundur me mbet shtatzënë. Jam shumë duke u brengosur pse nuk po mundem me mbet shtatzënë qe 5 muaj?! Kërkoj falje që e zgjata shumë. Me respekt!