Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Jam ne stres te madh nga infeksioni klamidia!

Pershendteje doktorresh Mimoza, une jam ne javen e 31 te shtatzanise dhe nga analizat me doli qe kam bakterjen klamidia, gjinekologi me pershkrujti antibiotik eritrimicin dhe meclon une lexova shume ne interenet per kete infekjon edhe jam ne stres te madh se thojke beba verbohet nuk po muj as me fjet um ka kap ni frik e madhe, a muj mu sheru e bebes mos mi ndodh ndonje e keqe deri kur te vij koha me lind tlutna te me pergjigjeni? jam shume e shqetesuar me gjerat po lexoj rreth ketij infeksjoni!

Laura N (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Infeksioni është i trajtueshëm. Trajtimi i rekomanduar duhet të vazhdohet për 10 ditë. Një javë pas mjekimit, përsërite analizën për të vërtetuar shërimin. Nëse të rezulton përsëri infeksion, mjeku do të rekomandojë një tjetër trajtim. Fëmija mund të infektohet nga ky infeksion vetëm gjatë lindjes dhe nëse infeksioni nuk është i trajtuar plotësisht.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti