Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Crregullime te ciklit menstrual

Pershendetje. Ju uroj per kete faqe e cila ndihmon shume njerez. Pas lindjes se djalit kam pasur crregullime te ciklit mestrual. Gjithmone ciklin e kam pasur te rregullt kurse tani kam 4 muaj pa ardhur periodat. Kam bere test shtatzenie dhe eko dhe nuk kam probleme ne lidhje me ndonje shtatzeni te padeshiruar. Nuk kam shqetesime si dhimbje, etj. Cfare duhet te bej? Ju faleminderit.

Ilda Gunbardhi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilda

Çrregullimi menstrual pas lindjes, shpjegohet me ndryshimet në nivelin hormonal në organizmin e gruas. Të rekomandoj të bësh analiza specifike, të cilat vlerësojnë nivelin e disa hormoneve kryesore për të gjetur saktësisht shkakun e çrregullimit hormonal. Rradhën e tyre e përcakton mjeku pas anamnezës, vizitës gjinekologjike apo analizave më të thjeshta.

Gjithë të mirat.

/komuniteti