Mitra e kthyer mbrapsht!
Nora
(15 vite më parë)
Përshëndetje Nora.
Organizmat femëror paraqesin disa lloje pozicione të mitrës. Pozicioni më i zakonshëm është ante-versio-flexio (e kthyer nga përpara), tjetër pozicion është lateralish majtas ose djathtas (e anuan nga ana e majtë ose e djathtë) dhe një tjetër pozicion është retro-versio-flexio (e kthyer mbrapsh).
Këto pozicione. konsiderohen si pozicione normale të mitrës. Ato nuk sjellin probleme për fillimin e shtatzënisë. Gjatë shtatzënisë, kur mitra rritet në volum, kthehet në pozicionin normal.
Gjithë të mirat.
Dr e nderuar, jam 22 vjeçe, para disa dite kam pasur problem me dhimbje te barkut gjate kohes se menstruacioneve edhe kam shkuar te gjinekologu per nje kontrolle rutine, por ai ne ultraze ka verejtur qe mitren e kam mbrapsht! Kam pyetur ate se a eshte ndonje pengese per te mbetur shtatzene, ai me ka thene se jo, por desha ti di edhe nga ju çfare me sygjeroni? Jam bere kogja merak per kete pune, me thoni ju lutem a kam per te patur problem per shtatzeni apo jo, dua te di te verteten?! Ju faleminderit.