Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Për pozitën e bebes në bark

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 35 te shtatzenise, pozicioni i bebes eshte me koke larte jo poshte. Deshiroj te di a mundet beba te kthehet prape ne pozicionin e meparshem deri ne lindje d.m.th me koke poshte. Nese nuk kthehet a duhet te behet nderhyrje kirurgjike apo mundem te beje lindje spontane si dy lindjet e meparshme edhe pse bebja ka kete pozite, a eshte rrezik per nenen ose femijen lindja e bebes ne kete pozite? Pres pergjigjen me padurim ju faleminderit.

Linda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda.

Zakonisht rreth moshës së shtatzënisë që je, fetusi merr pozicionin përfundimtar për lindje, pozicionin cefalik, me kokë poshtë. Në 3% të shtatzënive, fetusi merr pozicionin podalik, me kokë lart. Ka edhe raste kur bëbi është me peshë të vogël dhe merr pozicion të ndryshueshëm brënda mitrës. Ky gjendje quhet situs mobilis (pzicion i ndryshueshëm).

Nëse pozicioni i fetusit është podalik dhe përmasat e baçinit përputhen me përmasat e kokës së bebit, kur koka është e përkulur nga përpara (e flektuar), mund të tentohet rruga vaginale e lindjes. Nëse fetusi është me peshë të madhe dhe koka në pozicion indiferent ose e deflektuar (e kthyer mbrapa), preferohet lindja me operacion cezarin. Rrugën e lindjen e vendos mjeku, në marrëvëshje me shtatzënën.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

Kene (6 vite më parë)
prsh jam shtatezane ne javen e 38 te shtatezanis bebi esht ne paraqitjen cefalik me lokalizim i placentes posterior lart lindet vete apo me operim faleminderit

/komuniteti