Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shkuarja në pushim me makinë

Pershendetje, jam ne javen e 15 te shtatzenise dhe ne muajin shtator planifikojme te shkojme ne pushim me makine, por rruga nuk eshte me e gjate se 3 ore ose 4. Çfare me preferoni te bej? Me respekt, Violeta.

Violeta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Violeta.

Unë nuk e di gjendjen e shtatzënisë për të lejuar apo jo, udhëtimin tënd me automjet. Për këtë, duhet të pyetësh mjekun që ndjek shtatzëninë.

Disa konsideratat për udhëtimin gjatë shtatzënisë, mund të jetë. Udhëtimi me makinë është mjet i mirë për shtatzënat, pasi krijon autonomi gjatë udhëtimit. Mirë do ishte, që udhëtimi të mos zgjasë më shumë se 5-6 orë dhe rekomandohet që çdo 1.5-2 orë të bëhet pushim duke shëtitur disa minuta për të lejuar qarkullimin e lirshëm të gjakut. Gjatë udhëtimit, herë pas here lëvizen këmbët dhe duar duke i rrotulluar ato majtas-djathtas. Mirë do ishte që udhëtimi të bëhet herët në mëngjes, pa kohë të nxehtë. Në pamundësi, kujdes nga ajri i ftohtë i kondicionerit të automjetit duke e rregulluar atë për temperaturë rreth 4-5 gradë më e ulët se sa temperatura jashtë mjetit udhëtues.

Gjithë të mirat.

/komuniteti