Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund te vazhdoj shtatzania pa problem?

Pershendetje Jam ne javen e 5 te shtatzanise. dje kur kam kryer ekografine doktoresha me tha qe zemra e bebes eshte krijuar por dhoma qe e rrethon ka zhvillim per 4 javeshe ndersa embrioni eshte 5 javesh.. ajo me tha te perdor acid folik dhe mbas 2 javesh te bej nje rrikontroll qe te shikoj zhvillimin e metejshem... desha te di nqs ka rrezik te madh per deshim apo perdorimi i acidit folik e ndihmon zhvillimin e shpejt te asaj dhome... une skam perdorur me perpara acid folik dhe kam frik nqs shtatzania vazhdon a mund te ket deme tek foshnja... ju lutem me ktheni nje pergjigje ... Faleminderti!!!

Meri 04 (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje,

Acidi folik është një preparat që rekomandohet si para ashtu edhe gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë. Marrja i tij ul në mënyrë të kosiderushme defektet në tubin neural të bebit. Bën mirë që ti përdorësh këto tableta, pasi ndihmojnë për një shtatzëni të sukseshme.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti