Kiste ne miter ne moshen 53 vjecare
Freda Dyrkaj
(13 vite më parë)
Përshëndetje Anila
Madhësia e kistit që përshkruan, mund të dominohet me mjekim medikamentoz. Nëse analiza e gjakut Ca 125 ka rezultuar brënda parametrave të normës, atëherë ajo mund të bëjë vetëm heqjen e kistit me rrugë kirurgjikale dhe mitra të mos hiqet. Nëse kjo analizë ka rezultuar problematike, atëherë rekomandohet edhe hysterektomia (heqja e mitrës dhe vezoreve). Për moshën që ka nëna, nuk pritet që gjëndja të përmirësohet së paku pa ndërhyrje medikamentoze duke pritur.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresh! Kam mamane time , 53 vjece, qe para nje muaji pati nje problem me te vjella dhe luhatje te madhe tensioni. U vizitua dhe ne eko i doli nje kist jashte mitre rreth 8cm, beme dhe nje analize gjaku e cila nuk doli me probleme. Doktoresha e rekomandoi qe te beje nje nderhyrje kirurgjikale duke u pastruar si nga kisti si dhe duke hequr mitren sepse ka dhe dy vjet qe eshte ne menopauz. Nuk ka mare asnje mjekim e kemi lene ne qetesi deri tani sepse dhe probleme me nuk ka pasur dhe doktoresha na rekomandoi qe kjo te zgjidhet vetem me nderhyrje. Do te doja qe te dija nga ju, pas kesaj qe ju tregova, a eshte e drejte ta beje mamaja ime nderhyrjen kirurgjikale, te mare medikamente apo ta lere keshtu. Pres pergjigjen tuaj, ju faleminderit.