Analizat e urines dhe gjakut
Ami <3
(13 vite më parë)
Përshëndetje Ami
Analiza e gjakut flet për praninë e një anemie të formës së lehtë, e cila mund të vazhdojë të dominohet me përdorimin e hekurit. Të rekomandoj që suplementin me hekur ta vazhdosh sipas rekomandimit të mjekut tënd duke e shtuar dozën me rekomandimin e tij.
Analiza e urinës nëse është marë sipas kushteve të kërkuara nga laboratori, (pasi janë shplarë organet e jashtme gjenitale dhe porcioni i parë i urinës është derdhur në banjë dhe është marë vetëm porcioni i dytë), tregon për praninë e një infeksioni urinar. Për të gjetur shkaktarin dhe trajtimin më efikas, duhet të bësh urinokulturë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuara mjeke. Une jam ne javen e 36 +, sot i bera analizat e urines dhe te gjakut, edhe pse kam perdorur sumpliment me hekur por prap nuk kisha pas rezultat!11 me dul Hgb,rbc 3.62...,hekuri 10.0.Une preparatin e kam pi me leng portokalli dhe 250mg vitamin c.Pse nuk ka ndiku ne organizem?Gjysme ora para mengjesit e darkes e kam pi. Dhe analiza e urines me dul me leukocite 50-55,qeliza epiteliale:mjaftr,bakterie mjaft dhe pak jarge.Desha te dij cka paraqesin leukocitet ne urine?Para nje muaji i kam pas 8-10. Ju lutem mjepni nje pergjegje sepse mjekja ime nuk ishte sot ne pune.