Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është e mundur që në muajin e 8 të filloj bebi të bie ngadalë poshtë barkut dmth afër mitrës?

Doktoreshe e nderuar ju pershendes per punen tuaj te palodhun dhe pa pertese.


Jam ne muajin e 8, tani ka 1 jave qe kam hyre, deri tani mire ka qene cdo gje rreth bebit dhe mua, pyetja ime eshte se a eshte e mundur dmth a eshte normale qe prej ketij muaji te filloj bebi te bie nagadale tek mitra apo si thojne me popullorqe qe te bjen barku me poshte, deri tani nuk e kam verejtur kete por tani po e shoh qe ka fillu te me pengon barku me duket sikur po me prek tek kembet sikur me eshte leshuar teposhte, kjo me ndodh kur bej ndonje pune dmth jo ne kembe drejt por kur lakohem te marre dicka ose te bej dicka dhe kam filluar te lodhem me shpejte kur bej dicka ose eci me pare se kam ndier kete, desha te di nga ju se a eshte normale kjo gje apo jo? Ju falemnderit shume, pres pergjigjen tuaj, çdo te mire.

Enda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Enda.

Shenjat që tregon kanë lidhje me rritjen e volumit të mitrës, ndërsa fiksimi i kokës së fetusit në kanalin lindjes të jep ndjenjën që përshkruan. Mesa shpjegon, arsyetoj se shtatzënia po ecën normalisht.

Duke kaluar javët edhe do lodhesh më shpejt nga punët e shtëpisë. Prandaj kufizoji ato apo edhe punët e tjera të cialt të sjellin lodhje.

Të rekomandoj të përdorësh pozicionin anash majtas, kur shtrihesh apo fle.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti